E rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe pastaj njofton policinë: E mbyta me duart e mia - Gazeta Express
string(88) "e-rende-ne-greqi-shqiptari-vret-gruan-dhe-pastaj-njofton-policine-e-mbyta-me-duart-e-mia"

E rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan dhe pastaj njofton policinë: E mbyta me duart e mia

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2021 8:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lakonia, në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij, 36-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar. Dyshohet se ai më pas ka njoftuar autoritetet duke u thënë se ‘ka vrarë gruan e tij pas një debati të fortë’.

Lexo Edhe:

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja. 36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës, por u konstatua se kishte ndërruar jetë. Çifti ka dy fëmijë dhe punonin në bujqësi.