E rëndë/ 12-vjeçarja denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh, gjykata lë në burg 39-vjeçarin - Gazeta Express
string(98) "e-rende-12-vjecarja-denoncon-njerkun-me-ka-perdhunuar-prej-2-vitesh-gjykata-le-ne-burg-39-vjecarin"

E rëndë/ 12-vjeçarja denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh, gjykata lë në burg 39-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

16/01/2021 8:40

Në policinë e Ksamilit është paraqitur një e mitur e cila ka denoncuar njerkun e saj se e ka përdhunuar atë prej dy vitesh.

Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Lexo Edhe:

Mësohet se denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 39-vjeçar.

Ndërkohë vajza denoncon se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Më 4 janar e mitura deklaron se pasi i ka shpëtuar përdhunimit të njerkut të saj, ka shkuar në punë e mamasë për t’i treguar ngjarjen. 12-vjeçarja deklaron se mamaja nuk kishte kohë të bisedonte dhe se kishte shkuar tek tezja e saj ku i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë lajmëruar nënën e vajzës.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Për 39-vjeçarin gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”Nëna e vajzës ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë dhe ishte martuar me 39-vjeçarin me të cilin kanë edhe një djalë 9 vjeç. 

Dosja e plotë:

Ne daten 21.04.2020  eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Sarande shtetasja {xxx}e bija e{xxx}e dtl. 05.04.2007, lindur ne Sarande dhe banuese ne Ksamil Sarande. E  mitura e shoqëruar nga e ëma ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj. Me konkretisht kallezuesja e mitur në prezencën e psikologes Lorena Dizdari në prezencën e kordinatores së të miturve pranë prokurorisë Sarande në prezencën e avokates Marsela Alia ka parashtruar rrethanat si me poshte:

Prindërit e saj quhen{xxx}por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe.  E ëma më pas është martuar me kete shtetas me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të. Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogel, ndërsa njerku tha se do të lante atë.

Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej; ne nje rast kur e ema e kallëzueses është larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjeksore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Ngjarja ka agravuar më tej në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të njerku{xxx}ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kallëzuesja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje.

Sipas kallëzueses pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi e zhvishte pastaj i hiqte tutat afronte organin seksual me qëllim që të penetronte.

E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej  por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes. Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesja deklaron se njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë derisa ai është larguar nga shtëpia.

Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura rreth mbasdites pasi e ëma ishte në punë njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t’i treguar për ngjarjen. E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas  tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.