Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend pasi është goditur me shkop nga djali i tij.
Ka qenë Erdis Rapi 25 vjeç, i cili ka goditur me shkop në kokë babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë
“Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.