E pickoi merimanga, vogëlushit i hapet vrimë në këmbë


Gazeta Express
11 Prill 2019 11:05

Një djalë ka mbetur me një vrimë në këmbë, pasi u pickua nga një merimangë.

9-vjeçarit Bobby Cleary, nga Essex, Angli, mjekët fillimisht i thanë se ishte pickuar nga një mushkonjë, por brenda javës atij iu hap një vrimë në këmbë, e shkaktuar nga pickimi i një merimange helmuese.

Nëna e tij, Emma Barnett, tha se djali i saj u pickua të hënën dhe se deri të enjten këmba e tij u bë e ënjtur dhe e skuqur, transmeton Gazeta Express.

Dhe të enjten në mbrëmje, në këmbën e djalit u hap një vrimë nga e cila filloi të kullonte qelb. Mjekët konfirmuan se plaga nuk ishte e infektuar dhe se nuk kishte asgjë për t’u brengosur.

Te fundit


Kthehu lart