Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ishte në një vizitë në Jordani.
Mes tjerash, ajo vizitoi një nga shtatë mrekullitë e botës, qytetin historik të Petras.
Me foto e video mahnitëse, Jahjaga ka ndarë me miqtë e saj në Facebook bukuritë e asaj pjese të botës.
“Qëndrimin tim në Jordan e përfundova duke vizituar një nga shtatë mrekullitë e botës, qytetin historik të Petras. I gdhendur në gur ngjyrë rozë, ku secila vijë ka histori mbrapa, Petra është një nga vendet më të çmuar të trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Një vend i bukur, ku kultura dhe historia ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme”, ka shkruar ajo.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...