Policia e EULEX-it, në mëngjesin e sotëm, ka bastisur zyrat Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyrat. Nuk dihet arsyeja e arrestimit. Express ju sjell të gjitha zhvillimet nga zyrat e OVL-UÇK-së.

Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të OVL-së, Hysni Gucati.
Disa protestues që ndodhen para zyrave të kësaj Organizate nuk e kanë pritur mirë arrestimin e Gucatit.
Ata kanë filluar t’i ofendojnë pjesëtarët e EULEX-it, me ç’rast kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtim të tyre.
Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së, janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati, të prangosur nga policia e EULEX-it, raporton Gazeta Express
Aty është parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëllyer dhe kanë bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë, që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX-it disa minuta më parë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të Organizatës.
Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së EULEX-it.
Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.
Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.
Kështu ka deklaruar për Gazetën Express nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradinaj.
Ai ka bërë të ditur se Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.
Kjo ishte edhe arsyeja e kryerjes së bastisjes së sotme të EULEX-it. /Express/
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, aksionin e sotëm të EULEX-it e ka lidhur me gazetarin Vehbi Kajtazi.
Në një prononcim për Gazetën Express, Haradinaj tha se nëse e gjithë kjo është vetëm një kontroll, atëherë prapa këtij aksioni ka qenë Vehbi Kajtazi.
“Përshpejtimi i kësaj, unë mendoj se ka qenë Vehbia. Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët. Pasi ai dje më tha se po të isha unë prokuror, ti do të ishe atje”, tha Haradinaj.
Ai bëri të ditur se nuk ka informacione se çka po ndodh brenda, pasi telefonat janë mbyllur dhe nuk po lejohen telefonatat.
Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së, duke thënë se beson që EULEX-i nuk po e kërkon askënd.
“Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjetë”, tha Gashi për media.
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
Policia e EULEX-it ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së.
Dhjetëra trupa të Policisë e kanë rrethuar objektin, ndërsa para pak çasteve janë parë duke dalë nga zyrat disa prej zyrtarëve që punojnë në këtë organizatë.
Nuk dihet nëse do të ketë arrestime nga Tribunali Special, pasi Prokuroria në Hagë ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin e parë për krime lufte.
Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së, raporton Gazeta Express.
Forcat të shumta të Policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX-it.
Ky aksion i EULEX-it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Mustafën.
Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.
Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, me ç’rast pritet të ketë edhe arrestime.
Policia e EULEX-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK-së
Gazeta Express sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.
Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar...