Tri vetura të tipit SUV janë incizuar duke nxjerrë një autobus të ngecur nga dëbora.
Njëra veturë e firmës Toyota, si dhe tjetra e ndërmarrjes së veturave Jeep, janë parë duke shfrytëzuar litarin tërheqës të rimorkimit në një përpjekje zinxhirore për ta nxjerrë autobusin nga dëbora.
Përpjekjet rezultojnë të jenë të suksesshme, falë fuqisë që bartin të tri SUV-ët, transmeton lajmi.
Pamjet janë dalë nga tabloidi britanez ‘Daily Mail’, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Kanada.
Mediumi nuk ka bërë me dije nëse në autobus ndodheshin udhëtarë dhe, nëse po, sa ishte numri i tyre.
Videon e momentit të misionit shpëtues mund ta ndiqni më poshtë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...