E pazakontë: Kapet peshku me ‘kokë të luanit dhe bisht të dragoit’


Gazeta Express
16 Shtator 2019 8:23

Një peshkatar i ri në moshë u trondit kur zuri një peshk që i ngjasonte krijesave jashtëtokësore, e që në thelb ishte hibride.

Oscar Lundalh, 19-vjeçar, për pak sa nuk u hodh nga varka e tij e peshkimit kur pa specien e çuditshme në grep

Krijesa njihet me emrin Chimaeras Monstrosa Linnaeus, i cili në mitologjinë greke konsiderohej si një përbindësh hibrid me kokë luani dhe bisht dragoi.

Pishku, i cili konsiderohet të jetë 200 milionë vite i vjetër, jetën në ujëra të thella dhe është tepër vështirë që të kapet.

Peshqit e këtillë janë të padëmshëm për njerëzit dhe ushqehen me krustace si gaforret dhe kërmijtë e detit.

Sytë e tyre të mëdhenj besohet se janë zhvilluar për t’i ndihmuar ata të shohin në thellësi të errëta.

Te fundit


Kthehu lart