E papritur, Bale e lë gojëhapur Zidanin! - Gazeta Express
string(38) "e-papritur-bale-e-le-gojehapur-zidanin"

E papritur, Bale e lë gojëhapur Zidanin!

Gazeta Express

28/05/2020 20:00

Gareth Bale është i vendosur të qëndrojë në Real Madrid, pavarësisht spekulimeve se mund të largohet gjatë verës.

Ai është duke tentuar që t’ia dëshmojë të kundërtën së pari trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, që nuk ka shumë besim në të, dhe më pas tifozëve – të cilët pavarësisht se çka ka arritur në karrierë dhe çka ka bërë për Madridin, nuk e duan uellsianin.

Lexo Edhe:

Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, sipas informacioneve që ka gazetari Edu Aguirre, “Gareth Bale ka dal më i shpejti në teste te Madridi dhe më i përgatitur fizikisht”, ai është lojtari më në formë.

Pra Bale është gati për rinisjen e sezonit dhe ndoshta këto do ta bindin Zizun që ta vendosë atë titullar në ndeshje të mëdha dhe vendimtare, siç nuk ka ndodhur para se të përhapet pandemia dhe të ndërpresë futbollin.

Uellsianin po luan një ndër sezonet më të dobëta me fanellën e Realit, ka bërë vetëm 18 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. /Gazeta Express/