E pabesueshme, por Nostradamus parashikoi djegien e Notre Damit


Gazeta Express
16 Prill 2019 22:37

Nostradamusi e kishte parashikuar tragjedinë e Notre Damit, madje, sipas disa astrologëve në mënyrë shumë të saktë

Përkrahësit e të vetë-deklaruarit profet, Nostradamus, besojnë se ai kishte parashikuar zjarrin e madh në Londër në vitin 1666, vdekjen e mbretit Henry II dhe ngritjen e Adolf Hitlerit. Gjithsesi, studiuesit thonë se profecitë e tij janë të shkruara në atë mënyrë, që lexuesit mund t’i interpretojnë në bazë të eksperiencave të tyre në kohë të ndryshme.

Shpejtë pas zjarrit katastrofal në katedralen Notre Dame në Paris, spekulimet u shpërndanë shpejtë duke thënë se këtë ngjarje e kishte parashikuar Nostradamusi, parashikuesi më i famshëm i botës.

Astrologjia britanike, Jessica Adams, beson se zjarri i së hënës në Notre Dam, ishte parashikuar nga Nostradamusi, dhe u bë realitet.

Nostradamus, një francez i cili jetoi gjatë shekullit të 16-të, ishte astrolog dhe fizikan, i cili shkroi një libër me paragrafë, që pretendojnë se e parashikojnë të ardhmen. Ato ishin të ndara në 100 seksione të cilat thirren Shekuj, dhe e krijoi librin Les Propheties (Profecitë), transmeton GazetaExpress.

Shumica e të ashtuquajturve profeci janë interpretuar në mënyra të ndryshme nga lexuesit, disa pretendojnë se këto ngjarje në fakt janë histori që kanë ndodhur shekuj para se Notradamusi të lindte, dhe se ai vetëm i kishte interpretuar ato histori.

Adams, ka publikuar një citat, nga libri i gjetur në vitin 1999, i quajturi, ‘Profecia e plotë e Nostradamusit’, ku sipas saj, është i lidhur me incidentin e Notre Damit. Në vazhdim e gjeni citatin e publikuar nga ajo:

“Koka e Ariesit, Jupiterit dhe Saturnit,

Zoti i përjetshëm, çfarë ndryshime mund të priten?

Vjen pas një shekulli të gjatë, djalli do ta kthejë

Francën dhe Italinë, çfarë emocione do të kesh?”

Adams pretendon se vendosja e planetëve dhe shenjave të zodiakut, në diagramin astrologjik është për 15 prillin. Ajo që e kemi këtu është Chironi në vend të “kokës së Ariesit” me vetëm tre shkallë të shenjave të zodiakut. Dielli, një portokall që digjet është perëndimi në Notre Dame të Parisit, kur edhe ndodhi ngjarja gjatë perëndimit të diellit, gjithashtu Ariesi, është një diagram astrologjik i të hënës së 15 prillit në vitin 2019 në orën 5:50.

“Shoku i momentit shfaqet nga Uranusi në 2 Taurus, duke bërë një saktësisht një gjysmë-rrotullimi në Chiron. Në fakt, kjo është një fjali e cila mund të ndodhë një herë në 80 vite. Hëna është në 3 Virgo, saktësisht në Chiron”, tha Adams.

Çfarë është Chironi? Një simbol i njerëzve dhe organizime antike të njerëzimit. Në fillim Chironi ishte në këtë pozitë astronomike kur u themelua WikiLeaks, pastaj trazirat në Siri dhe tash disa vite më vonë, Katedralja e Notre Damit. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart