E pabesueshme por e vërtetë: Nga 272 kilogramë ra në 100


Gazeta Express
9 Gusht 2019 7:10

Nuk po gjeni dot motivin për të humbur peshë, kjo vajzë do ju impresionoj me arritjen e saj.

23 vjeçarja Amber Rachdi ka arritur të fitoj 272 kilogramë dhe gjërat e thjeshta si të ecë më shumë se dy metra ishin të pamundura për të. Ajo nuk mund të voziste, sepse as edhe makina nuk e zinte më, nuk mundej të pastrohej, dhe me një fjalë ishte në gjendje të tmerrshme.

Kështu ajo e beri të ditur edhe pse me dyshime dhe e pashpresë, vendosi që dëshiron të marr hapa për të ndryshuar jetën e saj. Dhe në vetëm 3 vite Amber ja ka arritur qëllimit, raporton “The Healthy Soul”.

Fillimisht, Amber ka punuar shumë për të ndryshuar shprehitë e ushqimit dhe aktivitetin e përditshëm fizik, në mënyrë që të humb peshë të mjaftueshme për të hyrë në operacion për stomak, për heqjen e tepër të dhjamit.

Pas operacionit ajo vazhdoi me ndryshime pozitive në jetën e saj. Mesazhi më i madh që ajo dëshiron ta shpërndaj tek njerëzit është se “nuk është kurrë vonë që ta merrni në kontroll jetën tuaj dhe të bëheni përsëri të shëndetshëm”. Pa marr parasysh se sa shumë peshë keni për të humbur, për aq kohë sa jeni të dedikuar, fokusuar dhe ta bëni shprehi humbjen e peshës dhe ndryshimin e mënyrës së të jetuarit jo do të ia arrini”. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart