E pabesueshme por e vërtetë, kjo nënë ka 44 fëmijë


Gazeta Express
25 Prill 2019 10:55

Mariam Nabatanzi është një grua 40-vjeçare që jeton në Ugandë: ajo konsiderohet gruaja më pjellore në botë, duke lindur, gjatë jetës së saj 44 fëmijë. Gruaja njihet në fshatin e saj si Nalongo Muzaala Ban, e cila ka lindur gjashtë palë binjakësh.

Nga 44 fëmijët që kanë lindur, 38 janë ende gjallë sot dhe shumica e tyre jetojnë në shtëpinë e familjes. Ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti që Mariam është një nënë e vetme. Pavarësisht të gjitha vështirësive, në një farë mënyre ajo arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm në tryezë për të gjithë çdo ditë.

Në moshën 12-vjeçare ishte e martuar me një burrë të moshës 28 vjeç. Ajo i mbijetoi edhe një përpjekje vrasjeje nga njerka e saj.

Sipas dr. Kiggundu, gjinekologe e Spitalit Mulago në Kampala, Uganda, shkaku i pjellorisë ekstreme të Mariam është gjenetik: “Është një predispozitë gjenetike për hyperovulation (që lëshon më shumë vezë në një cikël), gjë që rrit ndjeshëm mundësinë e binjakëzimit”.

Te fundit


Kthehu lart