E pabesueshme: Filmohet 6-vjeçari duke vozitur 130 km në orë


Gazeta Express
18 Nëntor 2019 16:44

Një nënë po hetohet nga policia ruse dhe shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve pasi një video e djalit të saj duke ecur në rrugë me rreth 130 km/h u bë virale në internet.

Agina Altynbayeva vendosi djalin e saj 6-vjeçar në timon e mjetit tip “Hyundai Solaris” dhe e lejoi të ngiste makinë në një autostradë bosh në rajonin e Tatarstan. Pamjet tregojnë fëmijën në timon ndërkohë që makina arrin shpejtësinë 130 km/h.

Përpos moshës së vogël, djali tejkalon edhe limitin e shpejtësisë në rrugë prej 120 km/h. Sipas disa mediave vendase djali ka bërë operacion në këtë verë.

Ndërsa nëna e tij 29-vjeçare reagoi ndaj kritikave në mediat sociale.

 Jetoj siç dua. Nuk pendohem për asgjë. Jam e qetë për gjithçka. Nuk kam nevojë për komentet tuaja.”

“Jetoj siç dua”/ “Fast and Furious” në autostradë, 6-vjeçari i jep makinës me 130 km/h on Vidnews.

Te fundit


Kthehu lart