E ndiqte një grua deri te banesa e te puna, arrestohet një person në Prishtinë - Gazeta Express
string(77) "e-ndiqte-nje-grua-deri-te-banesa-e-te-puna-arrestohet-nje-person-ne-prishtine"

E ndiqte një grua deri te banesa e te puna, arrestohet një person në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 9:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim dhe posedim të substancave narkotike në Prishtinë.

Siç njofton Policia, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte përcjellur një femër deri te banesa e saj dhe në vendin e saj të punës.

Lexo Edhe:

Pasi është kapur i dyshuari, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

“Prishtinë 13.09.2021-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që  i njëjti në vazhdimësi e kishte përcjell ankuesen femër kosovare deri tek banesa e saj si dhe në vendin e saj te punës. Gjatë kontrollit në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike me peshë prej 0.2 gram. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë”, thuhet në raport./Express