E moshuara del me karrocë nga Infektivi, fiton betejën me koronavirusin - Gazeta Express
string(70) "e-moshuara-del-me-karroce-nga-infektivi-fiton-betejen-me-koronavirusin"

E moshuara del me karrocë nga Infektivi, fiton betejën me koronavirusin

Gazeta Express

02/04/2020 17:47

Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një tjetër e moshuar ia ka dalë që t’i mbijetojë pandemisë globale.

E moshuara, e ulur në një karrocë me rrota është nxjerrë nga dy mjekë jashtë spitalit dhe më pas i është dorëzuar një familjari, i cili ka ardhur ta marrë i vetëm me një makinë tijën.

Lexo Edhe:

“Urime, është e shëruar!”, mësohet se i ka dhënë njëera prej infermiereve familjarëve në momentin që i ka dorëzuar të moshurën, e shëruar tashmë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus.