E mitura lind fëmijë në QKUK, Policia po e kërkon babanë - Gazeta Express
string(55) "e-mitura-lind-femije-ne-qkuk-policia-po-e-kerkon-babain"

E mitura lind fëmijë në QKUK, Policia po e kërkon babanë

Gazeta Express

30/09/2020 12:02

Një vajzë e mitur nga Shqipëria ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Vajza është në bashkësi jashtëmartesore me një person i cili po ashtu është shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë qe tri vjet në Mitrovicë.

Lexo Edhe:

Burri është duke u kërkuar nga Policia.

“Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 28.09.2020 – 15:00. Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë, ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh i Policisë së Kosovës. /Express/