E mbështesim fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 20:06

Në mbledhjen e sotme qeveritare sollëm vendim ta mbështesim fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë me BE-në, por do të insistojmë që ato t’i respektojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

Këtë e shkroi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në profilin e tij në Facebook.

“Bullgaria është e qëndrueshme në mbështetjen për perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor duke pasur parasysh se procesi i inkuadrimit është forcë shtytëse kyçe për reforma dhe stabilitet në rajon. Bullgaria e përshëndetë dhe mbështetë rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave inkuadruese si me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë. Në të njejtën kohë, Bullgaria nuk duhet të lejojë që integrimi i Republikës së Maqedonisë së veriut në BE të shoqërohet me legjitimimin evropian të ideologjisë anti-bullgare të sponzoruar nga shteti”, shkroi kryeministri Borisov në FB.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart