E liruan Janevën, Ruskoska fillon hetim financiar kundër tyre


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 10:04

Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva e akuzuar në rastin “Reket” është lëshuar në arrest shtëpiak pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa prokurorja publike Vilma Ruskoska e cila e udhëheq rastin paralajmëroi ngritje të hetimit financiar kundër gjykatësve të cilët kanë sjell një vendim të tillë.

“Nuk e di cilët janë gjykatësit. Pres ta marr vendimin, por do të ngris hetim financiar”, deklaroi dje Ruskoska.

Janeva dje pasdite e lëshoi burgun e “Shutkës” dhe me kapelë në kokë nën shoqërimin e policisë është dërguar në banesën e djalit të saj në afërsi të Klubit të deputetëve në Shkup. Prej atje, Janevën e pret gjykimi i caktuar për më 3 dhjetor.

Masën e paraburgimit e cila iu caktua Janevës dje pasdite e shfuqizoi Gjykata e apelit e cila e pranoi ankesën e saj dhe i caktoi arrest shtëpiak.

“Është ndryshuar vendimi i shkallës së parë dhe i është caktuar masë të arrestit shtëpiak, së bashku me masa të kujdesit”, thonë nga Gjykata e Apelit. Dokumentacioni mjekësor, shtojnë nga Gjykata e Apelit, tregon se edhe me masën e arrestit shtëpiak mund të sigurohet prania e Janevës.

Te fundit


Kthehu lart