E la në shtëpi Messin, Valverde gëzon Interin me një tjetër lajm para ndeshjes në Champions - Gazeta Express
string(90) "e-la-ne-shtepi-messin-valverde-gezon-interin-me-nje-tjeter-lajm-para-ndeshjes-ne-champions"

E la në shtëpi Messin, Valverde gëzon Interin me një tjetër lajm para ndeshjes në Champions

Gazeta Express

09/12/2019 23:10

Nuk do të startojë as Ter Stegen të martën kundër Interi

Barcelona do të bëjë ndryshime për sfidën me Interin të martën mbrëma që do të zhvillohet në ;’, e fundit në fazën e Grupeve të Uefa Champions League.

Lexo Edhe:

Pasi e la në shtëpi Lionel Messin, Ernesto Valverde ka konfirmuar se në portë kundër Interit s’do të jetë as Andre ter Stegen.

“Nesër do të luajë Neto”, u shpreh Valverde.

“Është portier i madh dhe ende s’ka pasur rastin të luajë”.

“Lënia në shtëpi e Messit? Gjërat e brendshme janë të brendshme … Ne vijmë këtu për të luajtur një ndeshje dhe unë vendosa që ai të mos vijë”.

Përveç Messit dhe Ter Stegen, s’do të jetë as Pique, derisa Valverde pritet të bëjë edhe ndryshime të tjera. /Gazeta Express/