E konfirmon trajneri i Sporting: Bruno e meriton transferimin në Premierligë - Gazeta Express
string(75) "e-konfirmon-trajneri-i-sporting-bruno-e-meriton-transferimin-ne-premierlige"

E konfirmon trajneri i Sporting: Bruno e meriton transferimin në Premierligë

Gazeta Express

18/01/2020 10:17

Bruno Fernandes do ta veshë fanellën e Manchester United

Është vetëm çështje ditësh, Bruno Fernandes do të jetë futbollisti më i ri i Manchester United.

Lexo Edhe:

Portugezi pritet së shpejti të kompletojë transferimin nga Sporting te ‘Djajtë e Kuq’ për 65 milionë euro.

Sinjale se kjo është rrugës të ndodhë ka dhënë trajneri i Sporting, Silas.

I pyetur nëse lojtari do të luajë edhe kundër Sporting Braga, ai u përgjigj: “Nuk e di. Tani mendoj kështu. Do ta përgatis ndeshjen me Brunon në mendje, por nga tani e  tutje nuk e di çfarë mund të ndodhë”.

“Ai është lojtar që dëshiron të luajë në një lig më superiore se e jona. Cili lojtar s’do të dëshironte të luajë në ligën e Anglisë? Është e vështirë për t’i thënë atij: ‘mos shko’”.

“Bruno meriton të luajë në këto liga të mëdha dhe më e mira është ajo (Premierliga). Nëse ai është një ndër më të mirët, duhet të jetë atje”. /Gazeta Express/