E konfirmon studimi: Mbajta e maskës ulë rrezikun për infektim me 77% - Gazeta Express
string(67) "e-konfirmon-studimi-mbajta-e-maskes-ule-rrezikun-per-infektim-me-77"

E konfirmon studimi: Mbajta e maskës ulë rrezikun për infektim me 77%

Gazeta Express

28/09/2020 18:58

Distancimi fizik, higjiena e duarve dhe mbajtja e maskës janë shumë efikase në reduktimin e riskut të infektimit me Covid-19. Konfirmimi vjen nga një studim i Universitetit të Oksfordit.

Pjesë e studimit ishin më shumë se 800 persona, të cilët janë pyetur lidhur me respektimin e distancimit fizik, higjienës personale dhe mbajtjes së maskës.

Lexo Edhe:

Përgjigjet e tyre mbështesin këshillat e vazhdueshme të ekspertëve dhe mjekëve. Mbajtja e maskës redukton rrezikun e infektimit me Covid-19 me 77%; dezinfektimi i shpeshtë i duarve ul rrezikun me 66%; dhe ruajtja e distancës fizike mbron më tepër me 85%.

Autorët e studimit shprehen se në mungesë të një vaksine, këto janë mjetet e vetme efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi i ri.