E konfirmon Prokuroria: Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë - Gazeta Express
string(70) "e-konfirmon-prokuroria-nuredin-lushtaku-dergohet-ne-mbajtje-per-48-ore"

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 19:41

E konfirmon Prokuroria: Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

04/07/2022 19:41

Ish zëvendësministri, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që seanca për vendimin e caktimit të masës së paraburgimit në Gjykatën themelore të Mitrovicës po vazhdon.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.  

Lexo Edhe:

“Po është dërguar në mbajtje për 48 orë. Seanca për paraburgim po vazhdon”, tha ai për Gazetën Express.

 Preteni tregoi se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.

Gjatë ditës së djeshme, për plagosjen e dy policëve në Skenderaj janë ndaluar edhe dy familjarë të Lushtakut, teksa prokuroria ka bërë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Kujtojmë se dje është intervistuar Nuredin Lushtaku, por mbrojtja e tij e kishte konfirmuar lirimin pas intervistimit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express, “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit  F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.