E konfirmon Juventusi, lëndohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare - do të operohet! - Gazeta Express
string(77) "e-konfirmon-juventusi-lendohet-sulmuesi-i-kombetares-shqiptare-do-te-operohet"

E konfirmon Juventusi, lëndohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare – do të operohet!

Futboll

Gazeta Express

28/11/2020 10:29

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës dhe ditēn e sotme do t’i nēnshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj.

Lajmin e ka dhënë klubi i Juventusit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku theksohet se operacioni është planifikuar për sot dhe se vetëm pas ndërhyrjes do të mund të përcaktohet saktë koha e rikuperimit.

Lexo Edhe:

Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Juventusit U23 në fillim të vitit dhe debutoi me fanellën bardhezi në Serinë A më 1 gusht të këtij viti, ku zëvendësoi argjentinasin Higuain në ndeshjen ndaj Romës.

Këtë sezon Vrioni ka luajtur vetëm pak minuta në ndeshjen ndaj Veronës, por është stërvitur rregullisht nën urdhrat e Pirlos dhe shpesh la qenë nē pankinën e bardhezinjve, duke parë edhe mungesat e shumta në këtë repart.

Giacomo Vrioni ka debutuar me Kombëtaren Shqiptare në vitin 2018 dhe më pas ka veshur shpesh fanellën e Shqipërisë U21, por është ftuar edhe nga Reja në skuadrën e parë.