E konfirmon Berisha, po e mendon largimin nga Atalanta


Gazeta Express
3 Qershor 2019 18:46

Berisha po mendon të ndërrojë skuadër gjatë verës.

Ishte i paprekshëm në portën e Atalantas për një kohë të gjatë, por gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.

Ai në muajt e fundit humbi postin e titullarit kundrejt Gollinit.

Është ende herët për të përcaktuar të ardhmen, por është e sigurt që nëse situata nuk ndryshon, qëndrimi i Berishës në Bergamo është në pikëpyetje të madhe.

Këtë e ka pranuar vet portieri kuqezi në një intervistë për Super Sport para ndeshjeve me Islandën (8 qershor) dhe Moldavinë (11 qershor).

“Më i gëzuar jam për arritjet e ekipit, pasi kemi qenë të gjithë pjesë e suksesit”, u shpreh fillimisht ai.

“Në muajt e fundit ka ndodhur edhe ndryshimi, ndaj tani duhet t’i shikoj me shumë kujdes gjërat dhe pas disa javëve duhet të marr një vendim për të ardhmen”.

“Ende tani është shumë herët dhe jam i përqendruar te Kombëtarja, pasi ka kohë për merkaton”, deklaroi Berisha. 30-vjecari ka bërë 22 paraqitje për Atalantan në sezonin që lamë pas, ai ka pranuar 30 gola. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart