E kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar e rrahë djalin e kriminelit serb - Gazeta Express
string(96) "e-kishte-veshur-bluzen-me-portretin-e-arkanit-boksieri-shqiptar-e-rrahe-djalin-e-kriminelit-serb"

Boks

Gazeta Express

11/08/2025 9:42

E kishte veshur bluzën me portretin e Arkanit, boksieri shqiptar e rrahë djalin e kriminelit serb

Boks

Gazeta Express

11/08/2025 9:42

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi, e ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe është bërë e ditur nga ish-deputeti, Azgan Haklaj.

“Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

Arkani (Zeljko Raznatovic), një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990.

U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë, shkruan Shqip.

Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Armani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.