E kishte parkuar para shtëpisë, digjet makina e policit në Shkodër - Gazeta Express
string(65) "e-kishte-parkuar-para-shtepise-digjet-makina-e-policit-ne-shkoder"

E kishte parkuar para shtëpisë, digjet makina e policit në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2022 8:37

Automjeti i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Sipas “uniformave blu” është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç. Makina ka qenë e parkuara para banesës së efektivit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.