E keni ditur gabim, ja si duhet t’i lani duart!


Gazeta Express
1 Nëntor 2019 14:50

Duart kur i pastrojmë duhet të kemi kujdes të shtuar.

Ngase me to hamë e pimë.

Larja e duarve sapo të futemi në shtëpi duhet bërë rutinë e çdonjërit.

Mjafton të mendojmë me sa objekte apo njerëz kemi qenë në kontakt gjatë ditës, për të imagjinuar sasinë e baktereve që ndodhen në duart tona.

Bakteret janë të pranishme në çdo sipërfaqe të mundshme, duke filluar nga çantat, lodrat, celulari, peshqirët etj.

Është e rëndësishme që të lani duart mirë pas çdo here që prekni objekte të pista, të lagura apo të vajisura.

-Mos i lani kurrë duart vetëm me ujë.

Është shumë e rëndësishme të përdorni një detergjent, në mënyrë që të largoni bakteret nga lëkura.

-Lani çdo cep të duarve dhe mos harroni pjesët ndërmjet gishtave.

Fërkoni pëllëmbët dhe pjesën e sipërme të dorës, më pas kalojeni sapunin edhe në mes gishtave dhe fërkojeni mirë këtë pjesë.

-Këshillohet gjithmonë larja e duarve me ujë të vakët.

Uji nuk duhet të jetë as shumë i ftohtë, as shumë i ngrohtë, me qëllim që ta ruajmë lëkurën nga plasaritja.

Te fundit


Kthehu lart