E goditi me grusht në Itali, deputeti i PS njofton: Fitova gjyqin ndaj dhëndrit të Sali Berishës


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:48

Më 2016 në Itali deputeti i PS-së, sot numri dy i partisë Taulant Balla, do të konfliktohej me dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin, teksa ky i fundit do ta godiste me grushte në Itali.

Në atë kohë Balla e denoncoi Malltezin, ndërsa këtë të premte ka lajmëruar se e ka fituar gjyqin si dhe një shumë dëmshpërblimi prej 3 mijë eurosh, që sipas tij do të shkojnë për fondin e ngritur për shkollat e kopshtet.

Statusi i Ballës:

Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me berishët, lulëzimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën, e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD.

Shpifjet, që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët, janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart