E goditën në kokë me mjete të rënda, një vit burgim për të dyshuarit - Gazeta Express
string(68) "e-goditen-ne-koke-me-mjete-te-renda-nje-vit-burgim-ndaj-te-dyshuarve"

Gazeta Express

27/09/2020 14:36

E goditën në kokë me mjete të rënda, një vit burgim për të dyshuarit

Gazeta Express

27/09/2020 14:36

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”

Në njoftimin e Gjykatës Themelore bëhet e ditur se të dyshuarit janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Lexo Edhe:

“Të akuzuarit A.S dhe D.S janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për secilin veç e veç, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 07.05.2020 deri me datë 07.08.2020”, njofton Gjykata.

Ngjarja kishte ndodhur më 7 maj, ku të dyshuarit kishin goditur viktimën me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, ku edhe i kishin shkaktuar lëndime të rënda.

“Të akuzuarit A.S dhe D.S me datë 07.05.2020 pas një mosmarrëveshje paraprake, e kishin goditur të dëmtuarin V.K me mjet të rrezikshëm në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu në fytyrë dhe kokë, duke i shkaktuar thyerje dhe plagë në hundë dhe në kokë, ku i njëjti si pasojë e goditjeve kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I dëmtuari V.K është udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike”, thuhet në njoftim./Express/