E gjetën në shtëpi gjarprin dy metra të gjatë, banorët e Shkupit në rrezik


Gazeta Express
14 Maj 2019 13:35

Një gjarpër i gjatë dy metra është gjetur në ballkonin e një shtëpie në Draçev të Shkupit, shkruan 24info. Pronarët e shtëpisë thonë se këtë mëngjes janë befasuar nga pamja që kanë parë.

Nga Kopshti Zoologjik në Shkup kanë thënë se nuk bëhet fjalë për gjarpër helmues.

Sipas Jordanço Milloshevski, biolog në Kopshtin Zoologjik, gjarpri është Dolichophis caspius.

“Pranvera është koha e zakonshme kur paraqiten gjarprit. Bëhet fjalë për lloj jo të rrezikshëm dhe nuk duhet të ngritet panik. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Njerëzit duhet ta largojnë vetëm me thupër” ka thënë Milloshevski, duke këshilluar qytetarët të mos shqetësohen sepse të njëjtën mund ta hasin edhe në mjedise urbane.

Te fundit


Kthehu lart