E gjejnë të vdekur brenda makinës së ndezur, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 17:12

Një 38 vjeçar është gjendur i vdekur këtë të mërkurë brenda makinës së tij ‘BMË’ në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Policia ka njoftuar mbi ngjarjen duke thënë se makina ishte e ndezur dhe se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkak të një arresti kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në automjetin e ndezur tip “BMË”, shtetasi R. B.,38 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Te fundit


Kthehu lart