E frikshme: Peshkaqeni noton afër pushuesve


Gazeta Express
7 Korrik 2019 7:31

Disa pushues janë shokuar, kur janë vënë në dijeni se afër tyre po notonte një peshkaqen i rrezikshëm.

Pushuesja Fran Kumpf deklaroi për CNN se kishte arritur të shikonte vetëm bishtin, por se pastaj kafsha e ujit ishte “zhdukur me shpejtësi”.

Një helikopter ndodhej në vendngjarje dhe ka arritur të fiksojë peshkaqenin që ndodhet pranë pushuesve dhe bregut të detit. Peshkaqeni ishte në ujërat e cekëta, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Ballkan Web.

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Gjallesave Ujore thotë se që prej vitit 1926 ka pasur vetëm 29 sulme të regjistruara të peshkaqenëve në botë. Këtu hyjnë sulmet e paprovokuara nga njerëzi. Vetëm njëra nga ta ka përfunduar në tragjedi.

Sidoqoftë, personat që po notonin janë tmerruar më vonë kur panë se peshkaqeni kishte qenë pak metra larg tyre.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart