E diel mbrëma, Gani Geci tregon histori me hoxhë në FB - Gazeta Express
string(53) "e-diel-mbrema-gani-geci-tregon-histori-me-hoxhe-ne-fb"

E diel mbrëma, Gani Geci tregon histori me hoxhë në FB

Gazeta Express

19/01/2020 19:19

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci, është i përfshirë në debatin publik lidhur me negociatat që po bëhen mes LDK’së e Vetëvendosjes, kryesisht si analist.

Duke marrë dy personazhe nga fshati i tij, Geci tregon një histori, pa treguar se kujt po i dërgon mesazh përmes saj.

Lexo Edhe:

Geci në Facebook ka postuar një shkrim, sipas së cilit, gabimet falën kur nuk bëhen pa dijeni të plotë, e jo kur pamja është e qartë.

Postimi i plotë:

“Një ditë dimëri me mjegull, në muajin e Ramazanit tu shku baci Zeqë me Mulla Hajdinin prej Llaushe për Rezallë nalen mi brija te Rezallës, ish kanë mjegull e madhe Mulla Hajdini pe kqyr orën, ish kan bo vakti me i fal taravit e po i thot bacit Zeqë a i falim taravit o Zeqë se vakti kenka ba .

Ja fillojnë me i falë taravitë edhe prej mjgulle nuk kishin pas mujt me dit kah i bjen kibla”.

“Hoxha i thotë Zeqë po e bëjmë njetë per Zotin se Zoti na e ban kabull masi nuk pe dim kah ështe kibla.E bajn njetë, e ja nisin mi falë taravitë, këta tu fal, qohet një erë e letë hejeket mjegulla, baci Zeqë e sheh qe po doket hëna tu ba dritë edhe nuk janë kërkund kah kibla.Hoxhë s’jemi kërkund kah kibla, hajt se na e bënë Zoti kabullë se e kemi ba njet .Hoxhë ,zoti na ka bërë kabull kur ke mjegull e nuk e dishim kah është kibla se qetash qe u hjek mjeglla e po e dim, nuk na ban Zoti kabull kurrë”.