E dhimshme: Vdes 32-vjeçarja menjëherë pas lindjes, foshnja është mirë


Gazeta Express
12 Shtator 2019 12:40

Një grua e rreth të 30-ve ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Ajo kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj, të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjeçaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.

Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë pasi që doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmoj se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor është duke e bërë raportin për të vërtetuar shkaqet që çuan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori Hajrullahu.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore. /G.H/Express/

Te fundit


Kthehu lart