Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet shpreson që tifozët të rikthehen sa më shpejtë në tribuna të stadiumeve
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet thotë se është i dhimbshëm fakti se futbolli për një kohë do të luhet pa shikues, shkruan Gazeta Express.
Ligat më të forta evropiane do të rikthehen në javët në vazhdim, por tribunat do të jenë të thata.
Ky vendim është marrë për ta ruajtur shëndetin dhe për të mos u përhapur përsëri pandemia koronavirus.
Sidoqoftë, mbrojtësi francez shpreson që sa më shpejtë tifozët të rikthehen në tribuna.
“Nuk është një gjë pozitive për askënd mungesa e tifozëve. Ne lojtarëve na pëlqen të luajmë përpara publikut tonë. Nuk është kënaqësi të luash me një stadium të zbrazët. Do të jetë vërtetë e vështirë dhe e dhimbshme. Por, ne duhet ta pranojmë këtë. Shpresojmë që njerëzit mund të rikthehen shpejtë në Camp Nou dhe në të gjitha stadiumet tjera”, deklaroi Lenglet për televizionin “Movistar TV”.
Sezoni i La Ligas do të rikthehet nga 11 qershori. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...