E bleu për qen, gruaja pushton mediat kur zbulon çfarë ishte në të vërtetë


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 10:11

Ti duash kafshët është një gjë, por t’i njohësh është një tjetër gjë.

Kështu, një grua nga Kina ka pushtuar rrjetet sociale me historinë e saj, teksa vitin e kaluar mendoi se kishte blerë një qen të racës japoneze Spitz në një dyqan kafshësh.

Por, “qeni” i saj as nuk lehte, as nuk ecte e lidhur për litar dhe as nuk hante ushqimin e qenve dhe vetëm para pak ditësh e ka kuptuar se çfarë kishte blerë në të vërtetë.

Pronarja e tha për “Shanxi network” se kishte paguar 250 dollarë për këtë kafshë, e cila në të vërtetë ishte një dhelpër.

Ajo kishte bisht të gjatë dhe lesh shumë më të trashë se sa një qen normal.

Ishte një punonjëse e kopshtit zoologjik, e cila konfirmoi se gruaja kishte marrë një dhelpër dhe pas një vendimi të vështirë pronarja vendosi ta kthente në kopshtin e saj zoologjik që të kishte ushqimin dhe kujdesin profesional.

Te fundit


Kthehu lart