Futbollistit anglez i duhet një transplant i dytë veshke, por shpreson ta vazhdojë karrierën - Gazeta Express
string(91) "futbollistit-anglez-i-duhet-nje-transplant-i-dyte-veshke-por-shpreson-ta-vazhdoje-karrieren"

Gazeta Express

25/02/2020 10:12

Futbollistit anglez i duhet një transplant i dytë veshke, por shpreson ta vazhdojë karrierën

Gazeta Express

25/02/2020 10:12

Futbollisti i ri i Norwichit, Shae Hutchinson, ka premtuar se nuk do ta lejojë faktin që ka nevojë për një transplant veshke t’ia ndalojë realizimin e ëndrrës për t’u bërë futbollist i famshëm në Premierligë.

19-vjeçari është diagnostikuar me një Sindromin Alport – që ndikon dhe aftësitë e tij në të dëgjuar dhe të shikuarit – që do të thotë se veshka e cila i ishte dhuruar nga babai i tij në vitin 2018 tani po i funksionon vetëm 17 për qind, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hutchinson, i cili iu bashkua Norwichit nga Arsenali si 16-vjeçar, vuan nga lodhje e tepër për shkak të diagnozës së tij, mirëpo ai thotë se është duke u mësuar dalëngadalë të përshtatet me gjendjen e tij.

“Ëndrra ime është të luajë për ekipin e parë të Norwichit në Premierligë dhe shpresoj që, sapo të më kaloj ky problem, do të kthehet në fushë me shpresën se do ta arrijë ëndrrën”, ka thënë sulmuesi i ekipit U-23 të klubit anglez.

“Unë s’do të lejojë asgjë të më pengojë në këtë rrugë timen. Kam qenë i përkushtuar që nga fillimi. Duhet t’i ndjekësh ëndrrat. Nëse dëshiron diçka, shko merre. Por, unë e di se shëndeti vjen para futbollit”.

“Por, nganjëherë mërzitem dhe irritohem sepse s’mund të luaj 90 minuta sepse unë lodhem më shpejt sesa të tjerët. Por, unë duhet ta kuptoj këtë. Në fakt e kuptoj”. /Gazeta Express/