“E bëj gruan time të ulet në sediljen e pasme të makinës, por ka një arsye të mirë” - Gazeta Express
string(80) "e-bej-gruan-time-te-ulet-ne-sediljen-e-pasme-te-makines-por-ka-nje-arsye-te-mire"

Fun

Gazeta Express

09/01/2026 22:50

“E bëj gruan time të ulet në sediljen e pasme të makinës, por ka një arsye të mirë”

Fun

Gazeta Express

09/01/2026 22:50

Një burrë ka shkaktuar debat në internet pasi pranoi se bën gruan e tij të udhëtojë në sediljen e pasme gjatë udhëtimeve të gjata me makinë, duke shtuar se ka një arsye të fortë për këtë vendim.

Ai tregoi se kishte udhëtuar katër orë për të shkuar tek familja e së shoqes për Vitin e Ri, por thotë se udhëtimi i shkaktoi një fillim të hidhur për vitin 2026.

Në Reddit, ai shkroi:

“Gruaja ime, 37 vjeçe, shqetësohet shumë nga trafiku, kështu që gjithmonë unë e vozis kur vizitojmë familjen e saj.

Ajo gjithashtu përjeton nauze gjatë udhëtimeve të gjata dhe duhet të ulet në sediljen e përparme për t’u ndjerë më mirë. Ka provuar të marrë Dramamine më parë, por ka pasur një reaksion alergjik dhe nuk e merr më.

E dua gruan time me gjithë zemër, por ajo nuk është e mirë në rolin e “bashkëudhëtuesit”. Ka reagime të mëdha për çdo ndryshim në trafikun përreth. Kapet për dorezën, vendos dorën mbi panel, merr frymë thellë, më thotë të bëj kujdes, etj. Nuk jam një shofer agresiv ose i rrezikshëm – nuk kam pasur asnjë gjobë për shpejtësi ose aksident.”

Gjatë gjithë udhëtimit, gruaja e tij reagonte fizikisht dhe me fjalë ndaj gjithçkaje që shihte në rrugë, madje hidhte këmbët dhe lëvizte në sedilje kur ndodhnin gjëra të papritura.

Si zgjidhje, ai vendosi që gruaja e tij të ulej në sediljen e pasme, duke pranuar se nuk do t’i pëlqente, por duke pretenduar se kështu do të ishin më të sigurt në rrugë:

“Është shumë shpërqendruese të kesh dikë pranë duke bërë gjithë ato gjëra gjatë vozitjes.

Gjatë udhëtimit i thashë disa herë gruas, por ajo gjithmonë më akuzonte mua për mënyrën e vozitjes.

Kur po përgatiteshim të ktheheshim në shtëpi, i thashë se duhet të ulej në sediljen e pasme, ndërsa djali ynë 14-vjeçar do të ulej përpara me mua. I thashë se ose kjo, ose ajo na voziste vetë për në shtëpi.

U zemërua dhe filloi të gjente justifikime për nauzen e saj. I thashë të merrte ndonjë medikament për të fjetur, por refuzoi dhe tha se po sillem si budalla. I thashë se mund të voziste ajo, por prapë refuzoi. Në fund, u ul me ngurrim në sediljen e pasme me vajzën tonë 11-vjeçare.

Udhëtimi i kthimit shkoi shumë më lehtë sa i përket trafikut dhe gruaja ime qëndroi pothuajse e heshtur gjatë gjithë rrugës, duke u mërzitur.”

Megjithatë, kur arritën në shtëpi, gruaja e tij e kritikon për këtë vendim: ndjeu siklet gjatë gjithë udhëtimit, por nuk foli.

“Më tha se ‘nuk donte të bënte skandal’ dhe se e kisha turpëruar duke e bërë të ulej në sediljen e pasme. Duhej të isha më i ndjeshëm ndaj ndjenjave të saj,” shkruan ai.

Në komentet e postimit të tij, përdoruesit e tjerë shkruanin:

“Reagimet e saj nga sedilja e përparme rrisin çdo rrezik të perceptuar, duke të shpërqendruar. Kjo është çështje sigurie. I ke ofruar shumë opsione. Anxiety-ja e saj nuk është faji yt, por problemi i saj për t’u menaxhuar.”

“Unë përdor medikamente për ankth të përgjithshëm. Kur vajza ime mori lejen e parë për të vozitur, zbuluam se unë jam një bashkëudhëtues i tmerrshëm. Rritëm medikamentet që të mos kisha panik të panevojshëm.”

“Duket se ka probleme serioze dhe duhet të shkojë tek një profesionist. Sjellja e saj shpërqendruese ishte një rrezik i vërtetë.” /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement