E ardhmja e Mourinhos te Roma e pasigurt, gjithçka do të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(99) "e-ardhmja-e-mourinhos-te-roma-e-pasigurt-gjithcka-do-te-varet-nga-kualifikimi-ne-ligen-e-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 17:22

E ardhmja e Mourinhos te Roma e pasigurt, gjithçka do të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 17:22

E ardhmja afatgjate e Jose Mourinhos te Roma mund të varet nga kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Sipas “Sky Italia”, ky mund të jetë sezoni i fundit i portugezit në “Olympico” për shkak se ai nuk është i kënaqur me planifikimin dhe rekrutimin e klubit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe “Il Messaggero” raportoi diçka të ngjashme, duke shtuar se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve mund të jetë vendimtar për qëndrimin e Mourinhos.

“Special One” thuhet se është i frustruar me mënyrën se si ishte merkato e janarit dhe nëse i takon atij, ai nuk do të hezitonte të luante me Nicolo Zaniolo pavarësisht se ai është përjashtuar nga projekti i klubit.

Mourinho gjithashtu nuk është i kënaqur me mënyrën se si duhet të ndryshojë skuadrën e tij shumë shpesh për shkak të lëndimeve, çështjeve të rekrutimit dhe dështimit të klubit rreth lëvizjeve të lojtarëve.

Tutje thuhet se 60-vjeçari beson se Roma nuk e ka mundësinë për të përfunduar në top katërshe, e gjithë kjo si shkak i mos-përforcimeve në janar. Ai po kërkon garanci nga klubi për rekrutimin dhe transferimet, si dhe çështja e kualifikimit në Ligën e Kampionëve mund të jetë një faktor kyç në gjithë këtë.

Jose Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/