E akuzuan se u rrah në mes të publikut, Rina tregon të vërtetën


Gazeta Express
11 Korrik 2019 14:39

Në rrjet po qarkullon një video e një sherri mes vajzash në Kosovë. Fansat kanë aluduar se njëra prej vajzave në video është Rina Balaj.

Njëra prej arsyeve pse ata dyshojnë është se vajza në video i ka flokët të kuqe njësoj si i ka rina aktualisht.

Por Rina ka reaguar përmes një videoje në Instagram, ku shprehet se nuk janë të vërteta lajmet që kanë dalë për të.

Reperja thotë se është kundër dhunës dhe kurrsesi nuk është ajo vetë në video: “Kjo video e cila ditëve të fundit ka pushtuar rrjetet sociale më pretekstin se jam unë, desha me i paralajmëru të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe se jam gjithmonë kundër këtyre dukurive, flm”- shkruan reperja bashkangjitur videos.

Te fundit


Kthehu lart