Dyshohet se po qarkullojnë para të falsifikuara në Prishtinë - Gazeta Express
string(60) "dyshohet-se-po-qarkullojne-para-te-falsifikuara-ne-prishtine"

Dyshohet se po qarkullojnë para të falsifikuara në Prishtinë

Gazeta Express

01/03/2020 16:59

Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar policinë se derisa ishte duke punuar në pompë të derivateve, një person i panjohur ka paguar me kartëmonedhë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Lexo Edhe:

Ankuesi ka bërë të ditur se i dyshuari pasi ishte furnizuar me derviate, kishte paguar me kartëmonedhën e dyshuar në vlerë prej 100 euro.

“Njësiti policor është marr me rastin nga ankuesi është konfiskuar monedha në fjalë për procedura hetimore”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh./GazetaExpress/