Dyshja shqiptare e dërgon Zagrebin në finale të Kupës së Kroacisë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

31/05/2020 11:53

Dyshja shqiptare e dërgon Zagrebin në finale të Kupës së Kroacisë

Futboll

Gazeta Express

31/05/2020 11:53

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur në finalen e Kupës së Kroacisë falë dy futbollistëve shqiptarë. Enis Çokaj dhe Myrto Uzuni u bënë protagonistë në suksesin e skuadrës kryeqytetase e cila e rinisi me këmbën e mbarë sezonin pas ndërprerjes tremujore për shkak të pandemisë COVID-19.

Lokomotiva triumfoi me shifrat 1-3 në gjysmëfinale ndaj Slaven Belupos, një fitore e madhe me përmbysje në udhëtim për skuadrën ku luajnë pesë futbollistë shqiptarë.

Në Koprinvica trajneri i Lokomotivës së Zagrebit Tomic, nuk kurseu asnjë nga futbollistët shqiptarë me Uzunin, Çokaj, Mersinaj, Tucin dhe Kastratin që e nisën ndeshjen që nga fillimi, gjithsesi pjesa e parë përfundoi me suksesin 1-0 të Slaven Belupos falë golit të Godas pas vetëm 6 minutash lojë.

Në minutën e 68-të erdhi edhe reagimi i skuadrës kryeqytetase me Enis Çokajn që barazoi shifrat.

Në të 80-ën Tolic kaloi në epërsi miqtë, ndërsa pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 95-të Myrto Uzuni vulosi fitoren dhe kualifikimin në finalen e Kupës së Kroacisë të Lokomotivës që do të ketë përballë fituesen e çiftit Rijeka-Osijek.

Për Uzunin ky ishte goli i 12-të sezonal, teksa 9 prej tyre i ka shënuar në kampionat dhe 3 në Kupë.