Dybala shënon gol të jashtëzakonshëm për Juventusin


Gazeta Express
17 Gusht 2019 23:49

Tifozët e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit do ta vuajnë vendimin e skuadrave të tyre për t’i ndalur tentimet për ta transferuar Paulo Dybalan këtë verë, pasi që argjentinasi e shënoi sot një gol të jashtëzakonshëm për Juventusin.

Paulo Dybala, i cili do të qëndrojë me bardhezinjtë edhe për sezonin e ardhshëm pasi që i dështoi transferimi, ishte mbresëlënës në fitoren me rezultat 1:0 të Juventusit kundër klubit të Serisë C, Triestinas, transmeton Gazeta Express.

Kjo mund të ketë qenë vetëm ndeshje miqësore, mirëpo argjentinasi e shënoi njëri ndër golat më të mirë të karrierës së tij, pasi që e dribloi një mbrojtës para se ta shënonte një supergol.

Dybala, i cili e drejtoi vijën e sulmit të kampionit të Serisë A në mungesë të Cristiano Ronaldos, e reklamoi emrin e tij në fanellë pas golit, përkundër që në këtë ndeshje e kishte humbur një penallti më parë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart