Dybala e shpëton Juventusin nga humbja kundër Interit - Gazeta Express
string(53) "dybala-e-shpeton-juventusin-nga-humbja-kunder-interit"

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 22:50

Dybala e shpëton Juventusin nga humbja kundër Interit

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 22:50

Paulo Dybala e ka shpëtuar Juventusit nga humbja kundër Interit, duke e shënuar golin e barazimit 1:1 në çastet e fundit të derbit të Italisë të dielën në Serie A.

Interi e kishte epërsinë e një goli për pothuajse tërë takimin në Giuseppe Meazza, falë Edin Dzekos që kishte shënuar herët në minutën e 17-të pas një topi të kthyer nga shtylla e goditur nga Hakan Calhanoglu, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por skuadra e Simone Inzaghit nuk arriti ta ruajë epërsinë dhe pranoi gol në minutën e 89-të.

Dybala, i futur në fushë si zëvendësues në minutën e 65-të, shënoi nga penalltia duke e mposhtur Samir Handanovicin, pasi paraprakisht Alex Sandro ishte ndalur me faull nga Denzel Dumfries.

Gjyqtari e kishte lejuar lojën të vazhdonte, por VAR-i kishte ndërhyrë për ta këshilluar atë ta rishikojë incidentin e penalltisë.

Penalltia u akordua në favor të bardhezinjve pasi Dumfries kishte ndërhyrë ndaj Sandros brenda zonës së Interit.

Kjo është ndeshja e tretë nga katër takimet e fundit që Interi lëshon pikë dhe si pasojë ngel në vendin e tretë me 18 pikë, shtatë më pak se liderët Napoli dhe Milan.

Juventusi, ndërkohë, që ishte në një seri prej katër fitoreve radhazi, tani ka 15 pikë në vendin e pestë. /Gazeta Express/