Dy-tri fjalë për zgjedhjet nga Mufail Limani - Gazeta Express
string(44) "dy-tri-fjale-per-zgjedhjet-nga-mufail-limani"

Dy-tri fjalë për zgjedhjet nga Mufail Limani

Gazeta Express

04/04/2020 20:22

Analisti Mufail Limani mendon se Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin po fiton në raport me partitë dhe liderët partiak kundërshtarë. Një gjë e tillë sipas tij, po i mundësohet nga vetë ata që e bën ‘folësin kryesor’.

“Albini po fiton në një terren ku kundërshtarët ose dalin me këmbë të thyer, ose e huqin fare stadiumin dhe pastaj disi çuditen kur i shohin lajmet”, shkruan Limani në Facebook, pasi rendit arsyet të cilat sipas tij, nuk u sollën asgjë, LDK’së, PDK’së, AAK’së e Nismës.

Lexo Edhe:

“Mbetet të shihet nëse fitorja e sërishme e Kurtit do të jetë edhe fitore e Kosovës, ose fundi i saj i merituar, si shfaqje romantike në historinë e egër e të papërfunduar të Ballkanit”, shton ai.

Shkrimi i plotë i Limanit në Facebook:

Dy tri fjale per zgjedhjet

Thaci, Mustafa, Veseli, Haradinaj e Limaj e kane te humbur ne mase te madhe betejen ne media, rrjete sociale, por sidomos ne sheshe!

Ne te tri fushat, te shumten kane humbur e po humbasin “parforfe” (dikur ishte nese nuk shfaqesh ne fushe humb 3 pike, me 3:0).

Daljet e AAK dhe Nisma ne rruge me foles kryesor Albin Kurtin ishin, elektoralisht, per ta, me keq se kot.

Ne fund pame edhe LDK tek beri Albin Kurtin foles kryesor, ndersa vet u kthyen edhe keta po ashtu ne mase te padallueshme elektorale; kjo qe Albini shkroi dy tre rreshta kurtoazie ishte shume me pak se fitore per rugovistet e mbetur.

PDK qe 20 vjet funksionon nen akuza per tradhti, vrasje e vjedhje.

Ne akuzen se eshte parti e hajnave, PDK ne publik mbrohet ne heshtje!

Ben, por nese s lexohet si pranim.

E ne gjykimin e publikut lexohet ashtu!

Rreshtimi me SHBA ne fund i solli detyrimin te benin me dore te vet Specialen!

As degjueshmeria ndaj Brukselit nuk u solli asgje: perkundrazi! Dialogu i Brukselit i gerryu PDK bashke me LDK deri ne themele. Ne fund, vizat! PDK sot duket vet pengese per heqjen e vizave, me “pabesine me amerikanet” sa edhe me “perceptimet e forta per korrupsion”, tashme te pandashme nga PDK.

Albini po fiton ne nje terren ku kundershtaret ose dalin me kembe te thyer, ose e huqin fare stadionin dhe pastaj disi cuditen kur i shohin lajmet.

Mbetet te shihet nese fitorja e serishme e Kurtit do te jete edhe fitore e Kosoves, ose fundi i saj i merituar, si shfaqje romantike ne historine e eger e te paperfunduar te Ballkanit.