Dy të vrarë e 14 të plagosur nga të shtënat në shtetin e Nju Jorkut - Gazeta Express
string(67) "dy-te-vrare-e-14-te-plagosur-nga-te-shtenat-ne-shtetin-e-nju-jorkut"

Dy të vrarë e 14 të plagosur nga të shtënat në shtetin e Nju Jorkut

Gazeta Express

19/09/2020 15:52

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pas të shtënave në një ndejë në Nju Jork.

Policia në qytetin Roçester tha se kur zyrtarët policorë shkuan në vendin e ngjarjes, panë rreth 100 njerëz që vraponin në rrugë.

Lexo Edhe:

“Kjo është vërtet një tragjedi me përmasa epike”, tha komandanti në detyrë i policisë rajonale, Mark Simmons.

Ende nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast dhe nuk dihet motivi i sulmit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktimat e sulmit janë një djalë dhe një vajzë të moshës mes 18 deri në 22-vjeçare. Asnjëri prej 14 personave të plagosur nuk është në rrezik për jetë.

Kjo ndejë ishte mbajtur pavarësisht se autoritetet në shtetin e Nju Jorkut e kanë ndaluar organizimin e tyre për shkak të pandemisë.