Dy të vdekurit janë 50 dhe 52 vjeç, Express sjell detaje nga miniera në Artanë - Gazeta Express
string(75) "dy-te-vdekuurit-jane-50-dhe-52-vjec-express-sjell-detaje-nga-miniera-artana"

Dy të vdekurit janë 50 dhe 52 vjeç, Express sjell detaje nga miniera në Artanë

Gazeta Express

02/06/2020 12:49

Dy punonjësit e minierës së Artanës ishin në galerinë kryesore, kur ajo u shemb.

Nënkryetari i komunës së Novobërdës thotë se njëri nga viktimat është 50 vjeç e tjetri 52.

Lexo Edhe:

“Janë dy minatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe tjetri 52-vjeçar. Ata në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Ka pasur minatorë edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja”, ka deklaruar për Express, nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Ekipi vlerësues i FSK-së niset për në vendin e ngjarjes, raporton ekipi i Gazetës Express.

Pritet që Njësiti i Kërkim-Shpëtimit të asistojë. E gjithë kjo pas vlerësimeve që ekipi vlerësues pritet t’i japë pas pak.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça, Hysen Vrajolli, i ka thënë Express-it se kanë vdekur dy persona, njëri inxhinier e tjetri xehetar.

Ata akoma nuk janë nxjerrë nga vendi, ku po dyshohet se kanë humbur jetën. /Express/