Dy të infektuarat me COVID-19 në Vushtrri kishin punuar në një market - Gazeta Express
string(69) "dy-te-infektuarat-me-covid-19-ne-vushtrri-kishin-punuar-ne-nje-market"

Dy të infektuarat me COVID-19 në Vushtrri kishin punuar në një market

Gazeta Express

01/04/2020 14:24

Vushtrria regjistron 7 raste me koronavirus. E rasti i fundit u konfirmua mbrëmë. Mirëpo, dy prej të infektuarve të mëhershëm, kishin punuar në një market në Vushtrri edhe gjatë kohës sa ishin të infektuar.

Ka qenë kryetari i Komunës së Vushtrrisë që e konfirmoi këtë gjë, duke thënë se edhe punëtorët e tjerë të këtij marketi tani janë futur në izolim, shkruan Reporteri.net.

Lexo Edhe:

“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vetizolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vetizolim”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që qytetarët e këtij qyteti të respektojnë masat pasi, sipas tij, këto ditë në vijim janë vendimtare për të ndalur përhapjen.

“Janë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, numri më i madh i të prekurve në Vushtrri janë nga fshati Studime, ku një familje e tërë ka rezultuar positive pas analizave për koronavirus.

Ndryshe, Kosova deri tani ka 112 të infektuar me virusin COVID-19, prej të cilëve një ka humbur jetën dhe 6 janë shëruar.