Dy të arrestuar për vrasjen e 29-vjeçarit në Pejë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 12:26

Dy të dyshuar janë arrestuar në Pejë për vrasjen e një 29-vjeçari në Pejë më 16 shtator 2018, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, me 11.06.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se bëhet fjalë për vrasjen në Pejë në rrugën Qerim Muriqi, ku ishte gjetur i vdekur V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart