Dy storie të dhimbshme të anesteziologes në momentet e rënda me pacientët Covid pozitiv - Gazeta Express
string(87) "dy-storie-te-dhimbshme-te-anesteziologes-ne-momentet-e-renda-me-pacientet-covid-pozitiv"

Dy storie të dhimbshme të anesteziologes në momentet e rënda me pacientët Covid pozitiv

Gazeta Express

26/05/2020 15:00

Anesteziologia dhe intensivistja Chelsea Dyck në SHBA ka rrëfyer në murin e saj në Facebook dy storie të dhimbshme me dy gra paciente pozitive me Covid-19.

Dyck thotë se pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit për koronavirusin, se është një konsipiracion apo projekt i ndonjë fuqie, këto ngjarje janë të vërteta që fatkeqësisht ajo e ka privilegjin t’i shihte, transmeton Gazeta Shneta.

Lexo Edhe:

“Isha në dhomë të kujdesit intensiv ku dera është e mbyllur dhe lejohet minimumi i njerëzve për të kufizuar ekspozimin ndaj virusit. Qëndrova afër një paciente pozitive me Covid, afër kokës së saj, pozicion ky që më është bërë pjesë e jetës sime për shkak të profesionit”.

“Zonja ishte me oksigjeno terapi dhe unë e rrita nivelin në përpjekje për ta përmirësuar frymëmarrjen e saj, ndërsa në anën tjetër bëra gati ventilatorin për ta intubuar”.

“Para se ta vendosnim në gjumë, i vura dorën mbi supe dhe i thash se do të kujdesesha shumë për të dhe do ta ndihmoja që të merrte frymë. Ajo tha ‘faleminderit’ dhe shtoi disa fjalë që s’munda t’i kuptoj. Fakti se këto mund të ishin fjalët e saj të fundit, më goditi fort. Unë mund të isha personi i fundit që e pash dhe bisedova me të sa ishte gjallë. Asnjë familjar i saj nuk është afër, vetëm një intensivist që mban dorën e saj, s’ka asnjë mesazh për familjen. Vendosa tubin e frymëmarrjes dhe tani shkoi në ventilator”.

“Storia tjetër është një nënë shtatzënë Covid pozitiv, e cila iu nënshtrua operacionit cezarian. Teksa u shtri në tavolinën kirurgjike, unë sërish isha afër kokës së saj. Më shikoi teksa e ndjeu presionin në abdomenin e saj”.

“Nëna dëgjoi një klithmë shumë të vogël ndërsa lindi fëmijën e saj. Një infermiere doli nga dera me foshnjën në dorë dhe dera u përplas fort në mbyllje. Nuk ka klithma më”.

“E shikova nënën dhe i thash: Gjithçka është mirë, jam këtu dhe më vjen keq për gjith këtë që po ndodh, dhe fshiva lotët nga fytyra e saj”.

“Kjo është storia për një nënë që sapo lindi fëmijën e saj dhe nuk do ta shoh për disa javë të tëra. Kjo situatë nuk do të duhej të ishte kështu. Ia fshija lotët, mbaja dorën, dhe isha shumë falënderuese për kostumin që kisha veshur brenda të cilit rridhte ajri dhe më mundësonte tharjen e lotëve të mi pasi nuk mund të prekja fytyrën për t’i fshirë ato”